Musk “kërcënon” me gjyq Zuckerbergun: Twitter vs Threads, boll kopjuat!

1 year ago 45
Reklamë

Twitter i Elon Muskut ka kërcënuar të ndërmarrë veprime ligjore ndaj platformës Meta të Mark Zuckerbergut pasi kjo e fundit publikoi aplikacionin rival, Threads, i cili pati një boom të menjëhershëm.

Threads u hap për përdorim publik të mërkurën, por vetëm brenda pak orësh aplikacioni i ngjashëm me Twitterin regjistroi miliona përdorues. Meta vetë e ka përshkruar thjesht si një altërnativë “miqësore” ndaj Twitter-it. Por Musku nuk e sheh kështu. “Konkurrencën e pranojmë, mashtrimin jo”, deklaroi rrjeti i njohur social në pronësi të tij.

Meta i hodhi poshtë të tilla pretendime dhe shpjegoi përmes një letre se në krijimin e Threads kishte ndihmuar ish-shefi i stafit të Twitter-it. Deri tani, në rrjetin e ri social rezulton të jenë regjistruar mbi 30 milionë vetë. Në të vërtetë, Threads ka ngjashmëri shumë të mëdha me Twitterin.

Avokati i këtij të fundit, Alex Spiro, i dërgoi një letër kreut të Meta-s, Mark Zuckerberg, duke e akuzuar kompaninë e tij për “keqpërdorim sistematik, të qëllimshëm dhe të paligjshëm të sekretareve tregtare të Twitter-it dhe pronës intelektuale të Twitter-it” për të krijuar Threads.

Sipas Spiros, Meta ka punësuar dhjetëra ish-punonjës të Twitter-it të cilët “kishin vazhduar të kishin qasje në sekretet tregtare të tij dhe informacioneve të tjera konfidenciale” dhe pikërisht ata ndihmuan në krijimin e Threads. Në letër nënvizohet se “Twitter planifikon të zbatojë rreptësisht të drejtat intelektuale dhe kërkon nga Meta që menjëherë të ndërmarrë hapa dhe të ndalojë së përdoruri sekretet tregtare të Twitter-it dhe informacionet e tjera jashtëzakonisht konfidenciale”.

Shkëmbimet e akuzave në distancë kanë vazhduar me zëdhënësin e META-a Andy Stone, postoi një deklaratë ku pretendon se “askush në ekipin e inxhinierëve në Threadsin e lidhur me Instagramin por që funksionin dhe si aplikacion më vete, nuk ka ish-punonjës i Twitter-it”.

Top Channel

Read Entire Article