“Na rrethoi Garda, të ndalen aktet e provokimit”, Bardhi përsërit 3 kërkesat ndaj mazhorancës

11 months ago 17
18:27 30/10/2023

Në një deklaratë jashtë Parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi thekson se mazhoranca e ka çuar Kuvendin në një ngërç. Sipas tij, deputetët e opozitës po provokohen vazhdimisht nga pala tjetër politike, duke u shkelur të drejtat kushtetuese.


“Së pari, sot në një akt të paprecedentë salla e Kuvendit pa nisur, deputetët ishin të rrethuar nga Garda, ishte mbyllur çdo derë komunikimi dhe kjo solli një kërkesë legjitime për të nxjerrë Gardën nga salla, kjo provokoi situatën fillimisht, ndërkohë që ju e dini se prej javësh, qëndrimi im është se prej 3 javësh mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërç. Nga sjellja e kryetares së Kuvendit kanë marrë vendim për të asgjësuar opozitën në Parlament. Kurrë në historinë e Parlamentit nuk ka ndodhur që mazhoranca t’i diktojë opozitës se me kë të përfaqësohet në komisione. Kurrë nuk ka ndodhur që 31 deputetë të opozitës të përjashtohen pse nuk pranojnë poshtërimin. Janë të mbuluar çdo ditë me skandale korruptive dhe duan të shuajnë zërin e opozitës në Kuvend. Ne duam që Kuvendi të funksionojë normalisht, por mazhoranca duhet të respektojë të drejtat kushtetuese të opozitës dhe të ndalë aktet e provokimit. Mazhoranca duhet të heqë dorë nga loja për të mos lejuar opozitën të bëjë misionin e saj në një shoqëri demokratike.”

Bardhi lexoi 3 kërkesa drejtuar mazhorancës, në mënyrë që seancat e ardhshme plenare të normalizohen.

“Për çfarë jemi detyruar ne të mos lejojmë funksionimin normal të seancës parlamentare?  Kemi 3 kërkesa minimale.

-Kryetarja e Kuvendit duhet të ndërpresë ndërhyrjen në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së, të respektojë opozitën dhe të drejtat e deputetëve.

-Të lejojë më shumë se 50 deputetë të opozitës të caktojnë përfaqësuesit e tyre në komisione, pa asnjë diktim nga ana e mazhorancës. Reforma zgjedhore është çështje e qytetarëve, jo e partive politike.

-Të lejohen 45 deputetë të opozitës të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese për të kontrolluar qeverinë, ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë kushtetuese. Është e drejtë e padiskutueshme e opozitës!”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article