Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë, Frosinone shokon “të kaltrit”

10 months ago 24
19:26 20/12/2023

Napoli pësoi një humbje shokuesë në stadiumin “Maradona” nga Frosinone me rezultatin 4-0, që i kushtoi eliminimin në Kupën e Italisë. Skuadra e Di Françeskos arriti një fitore të madhe në të tetat e kompeticonit, duke i bërë ballë një rivali që sezonin e shkuar fitoi titullin kampion.

“Të kaltërve” iu anulua një gol në minutën e 37 nga sistemi VAR.

Në 45 minutat e dyta, Frosinone u shfaq kërcënuese dhe cinike e kaloi në avantazh me Barene-kean në minutën e 65’.

Caso e çoi rezultatin në 2-0 pesë mintua më pas.  Skuadra e Mazzarrit tentoi reagimin, por miqtë festuan sërish në shtesë me Cheddira dhe Harroui-n. Në fund, Osimen u pa i nervozuar me shokët e ekipit.

Eliminimi shokoi edhe tifozët, ndërsa kjo fitore do të mbahet mend gjatë te tifozët e Froinones, pasi është hera e parë që ata fitojnë me poker në një sfidë në transfertë në Kupën e Italisë.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article