Napoli mbush arkat nga bonuset e UEFA

10 months ago 23
14:26 14/12/2023

Jugorët me fitimet më të larta mes italianëve, zhgënjen Milani

Përpos verdikteve të fushës, fundi i fazës së grupeve në Champions vlen edhe ekonomikisht për shumë skuadra. Vijimi më tej sjell të ardhura të konsiderueshme për arkat e klubeve. Mes skuadrave italiane, ajo që ka fituar më shumë është Napoli. Duke shkuar edhe si kampione në fuqi e Serie A, jugorët kanë shtuar edhe financat, për të lënë pas skuadra si ajo e Interit dhe Lazios. Pavarësisht se të treja skuadrat u renditen në vendin e dytë në grup, Napoli është ajo që kryeson.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, kampionët e vendit kanë fituar deri më tani 67 milionë euro vetëm nga bonuset prej UEFA-s. Shifra rritet për shkak se këtu nuk përfshihen fitimet nga shitja e biletave, reklamat dhe të drejtat televizive. Inter ka fituar deri më tani pak më shumë se 63 milionë euro, ndjekur më pas nga Lazio, me rreth 59 milionë.

Ato që vuajnë janë arkat e Milanit. Krahasuar me një vit më parë, kuqezinjtë kanë përfituar thuajse gjysmën e saj. Milani shkoi deri në gjysmëfinalen e sezonit të shkuar ku depozitoi në llogari 85 milionë euro, pak më pak se Interi që luajti finalen e madhe dhe garantoi mbi 100 milionë. Gjithsesi, me kalimin në turin tjetër, Inter, Napoli dhe Lazio do të mundohen për të shtuar të ardhurat nga bonuset e UEFA-s në këtë sezon futbollistik që pritet të përdoren më pas për të forcuar skuadrën.


Të ngjashme

Read Entire Article