Napoli mund Leçen, “të kaltrit” fitojnë në transfertë kundër puljezëve

11 months ago 33
Reklamë
22:02 30/09/2023

Napoli triumfoi në transfertë kundër Leçes me rezultatin 4-0 në takimin e javës së shtatë të Serie A.

Kampionët e Italisë gjetën avantazhin pas 16 minutash me Ostigard, që realizoi golin e parë me të kaltrit.

45 minutat e para u mbyllën me avanazhin e të kaltërve. Pjesa e dytë nisi me ritëm për miqtë, që gjetën golin e dytë në të 51’ me Osimhen.

Gaetano i sapofutur në lojë shënoi golin e tretë dy minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Në shtesë, Ramadani ndërhyri keq brenda zones kundër Gaetanos dhe arbitri Paireto akordoi penallti.

Politano nga pika e bardhë e 11-metërshit e fitoi duelin me Falkonen.

Me fitoren e arritur, të kaltrit shkojnë në kuotën e 14 pikëve, kurse puljezët ngelen me 11 pikë.

Leçe pësoi humbjen e parë në shtëpi dhe të dytën radhazi në Serie A.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article