Natë e vështirë për ukrainasit, breshëri sulmesh me raketa

1 year ago 40

Nata nuk ka qenë aspak e qetë për ukrainasit të cilët i kanë kaluar orët nën prezencën e numri t të i latë i sulmeve me raketa.

Gjithsej janë raportuar për 32 dronë rusë, 25 prej të cilëve u rrëzuan nga forcat ukrainase, kishin si shënjestër territoret ku jetojnë civilë. Mbeturinat ranë në disa rrethe, duke dëmtuar apartamentin në një pallat, rrugë dhe linjat e energjisë, ndërsa një person u plagos.

Pas njoftimit ekipet e emergjencës mbërritën në zonat më të goditura, ku shuan flakët që ishin përhapur në disa vatra. Një nga banoret të cilat nuk u largua nga pallati i saj i dëmtuar deklaroi se kanë përjetuar tmerrin.

“Ishte shumë zhurmë. Ne dolëm në korridor. Dhe kur pati një valë shpërthyese, dera e përparme pothuajse u rrëzua. Ne ramë përtokë”, tha Olena.

Paraditen e sotme zona e mbushur me ndërtesa dhe pjesë xhamash të thyer ka nisur të pastrohet, por sërish banorët vendas janë të frikësuar.

Sipas raportimeve këto sulme janë shtuar ende më shumë së fundmi për shkak të ofensivës së re që ka nisur Ukrainë për të rimarrë territoret.

Ushtria ukrainase i sheh sulmet me dronë e raketa si një hakmarrje nga Rusia për vendin e tyre.

Top Channel

Read Entire Article