NATO me shef të ri, sinjal pozitiv për Kosovën

2 months ago 9
Reklamë

Ende pa u bërë një vit nga vizita e tij në Kosovë, Mark Rutte mori besimin e vendeve aleate për të qenë Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri holandez, përpos një periudhe kur pati skepticizëm për liberalizimin e vizave, në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën në aspiratat e saj në integrim dhe ka takuar disa herë liderët e shtetit.

Te kryeministri i Holandës, Mark Rutte, autoritetet në Kosovë shohin një partner me të cilin mund të bisedojnë për një gamë të gjerë çështjesh - nga avancimi i vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian deri te siguria dhe stabiliteti afatgjatë.

Vlen të theksohet se, Rutte, vizitën e fundit në Kosovë e zhvilloi korrikun e kaluar, kur së bashku me homologun e atëhershëm nga Luksemburgu, Xavier Bettel, i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulnin tensionet dhe t’i ktheheshin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në atë kohë, tensionet mes dy vendeve ishin në kulm, pasi në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pushtetin e morën kryetarët e zgjedhur shqiptarë.

“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të marrin pjesë në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, ta shtensionojnë situatën dhe përfundimisht t’i normalizojnë marrëdhëniet”, shkroi Rutte atëkohë në platformën X.

Me sigurinë e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, shefi i ri i NATO-s do të ketë punë në Kosovë.

Halimi: Emërtimet në këtë organizatë të madhe, nuk është se qojnë peshë peë nga prejardhja e personave

Për këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Image

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Si fillim, vlerëson se nuk kanë rëndësinë të madhe emërtimet në këtë organizatë, pasi qëndrimet bazohen ne dokumente dhe protokolle.

“Emërtimet në këtë organizatë të madhe, nuk është se qojnë peshë për nga prejardhja e personave, ngase politikat dhe qëndrimet bazohen në dokumente dhe protokolle që paraqesin unanimitetin e organizatës e jo qëndrimet personale të njerëzve".

Megjithatë, ai vlerëson se kanë ndikim pozitiv, personat që kanë qasje miqësor ndaj vendit tonë.

Mirëpo, sigurisht që qëndrimet miqësore më të veçanta që mund të kenë personat kyç mund edhe të ndikojnë pozitivisht në agjendën e organizatës”, përfundoi Armend Halimi.

Hoxha: Nuk vendos shefi i NATO-s për këto punë, por mundet me nda kohë me dëgju çdo palë pra, edhe Kosovën

Edhe, ish-ushtaraku, Hafir Hoxha nuk beson se mund të ketë shumë ndikim pozitiv Rutte për Kosovën.

Image

Hafir Hoxha

Kjo pasi, vlerëson se vetëm shefi nuk vendos për punët e NATO-s, por që është një sistem më i gjerë vendimmarrës.

“Nuk vendos shefi i NATO-s për këto punë, por mundet me nda kohë me dëgjua çdo palë pra, edhe Kosovën, kurse vendimet merren gjetiu, kolektivisht që ne as nuk e dimë mirë kush, ku, kur dhe pse! Si dukur, që kurrë saktë e të vërtetën nuk e kemi mësua për intervenimin e NATO-s në Ballkan, gjatë vitit 1999!”, deklaroi Hoxha për “Bota sot”.

Softa: Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA për proceset integruese, si një shtet që ka peshën maksimale

Kurse, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa vlerësoi se Rutte mund të ketë ndikime politikë në këtë aleancë.

Image

Fatjon Softa

Ai në prononcim e tij për “Bota sot” përmendi edhe punën që e pret me shtetet mosnjohëse të Kosovës.

“Politika e NATO-s, nuk varet shumë nga ndryshimi i drejtuesit të saj, gjithsesi bindja e tij e brendshme dhe qasja ndikojnë dhe mund të ketë ndikime politikë në këtë aleancë. Duhet të punojë me katër anëtarë të Aleancës si Spanja, Greqia, Romania dhe Sllovakia, që të mos pengojnë avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO-

Vizita e tij dhe takimet, janë një njohje e progresit të Kosovës dhe besueshmëria që Kosova është një garanci politike dhe strategjike për Aleancën”, potencoi ai

Gjithashtu, kërkoi nga Kosova që të bashkëpunojë me SHBA-në, derisa tha se gjërat në NATO mund të ndryshojnë nëse fiton Trump dhe Le Pen në Francë.

“Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA për proceset integruese, si një shtet që ka peshën maksimale.

Ai është një manaxher shumë i mirë. Në rastin e një fitore të Trump, ata kanë dakordësi, ndryshimi do jetë te armatosja e Ukrainës që do bëjë diferencën e madhe në këtë qasje.

Fillimi i tij i detyrës është 1 tetori, në periudhën e fushatës në SHBA dhe votimet në Francë, ku nëse fiton Le pen, mund të ndryshoj politikat e saj.

Kosova është në një moment delikat, rritja e tensioneve, rreziqet, por dhe pritshmëritë, Konferenca e Luksemburgut për Sigurinë e Ballkanit Perëndimor, tregon dhe rëndësinë e saj në ndryshimet e gjeopolitikave”, tha ndër të tjera Fatjon Softa për “Bota sot”.

Read Entire Article