Nazmi Gripshi, “Lojtari i vitit” nga Telegrafi Sport

10 months ago 23

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

Telegrafi Sport duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm për futbollin vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.


Nazmi Gripshi – Lojtari i vitit

Çmimi kryesor, si më i miri i vitit i ka takuar mesfushorit sulmues të Ballkanit, Nazmi Gripshi.

Nazmi Gripshi – Lojtari i vitit

Mesfushori ishte padyshim më i miri te Ballkani në vitin e fundit, ku fituan titullin kampion dhe siguruan kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Gripshi gjatë vitit 2023 ishte i papërmbajtshëm duke luajtur plot 42 ndeshje.

Ai në këto ndeshje shënoi 11 gola, duke dhuruar 9 asistime në të gjitha garat.

Lojtar i vitit, Nazmi Gripshi dhe gazetari Shkumbin Pireva

/Telegrafi/

Read Entire Article