Nazmi Gripshi pas çmimit të fituar nga Telegrafi: Faleminderit për vlerësimin, jam shumë i lumtur për këtë çmim

10 months ago 7

Mesfushori me tipare sulmuese i Ballkanit, Nazmi Gripshi ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe i vlerësuar me çmimin e dhuruar nga portali Telegrafi si “Lojtari i vitit 2023”.

Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2023.

Çmimi kryesor, si më i miri i vitit i ka takuar mesfushorit sulmues të Ballkanit, Nazmi Gripshi.

Ylli me prejardhje nga Durrësi ishte padyshim më i miri te Ballkani në vitin e fundit, ku fituan titullin kampion dhe siguruan kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Gripshi gjatë vitit 2023 ishte i papërmbajtshëm duke luajtur plot 42 ndeshje. Ai në këto ndeshje shënoi 11 gola, duke dhuruar 9 asistime në të gjitha garat.

Pasi pranoi çmimin, Gripshi u deklarua shumë i lumtur me vlerësimin, teksa e cilësoi një arritje të madhe personale, por edhe një vit me arritje të mëdha ekipore.

“Faleminderit për gjithë në vlerësim që më ka bërë Telegrafi që më ka zgjedhur lojtarin më të mirë të vitit, ju falënderoj gjithëve ju këtu edhe jam i lumtur për këtë çmim”, ka thënë fillimisht Gripshi pas marrjes së çmimit.

“Për këtë vit që kemi bërë një arritje shumë të madhe, përsëri kemi hyrë në grupet e Konferencë Ligës, kemi dalë kampionë dhe mendoj se është një vit i suksesshëm si për Ballkanin edhe për mua si individualisht”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Read Entire Article