NBA dënon Draymond Greenin pas goditjes së fortë ndaj kundërshtarit

10 months ago 8

Basketbollisti i Golden State Warriors, Draymond Green, u pezullua për një periudhë të pacaktuar pasi goditi fort Jusuf Nurkicin gjatë ndeshjes së fundit kundër Phoenix Suns.

Ky lajm është konfirmuar nga kryesia e NBA League duke thënë se Green “do të duhet të plotësojë disa kushte të ligës dhe ekipit përpara se të kthehet në lojë”.

Është e paqartë se çfarë do të thotë konkretisht ose për sa kohë Green do të jetë jashtë, dhe kur vendosën pezullimin, ata morën parasysh historinë e përsëritjes së akteve josportive të amerikanit, dhe në fund të fundit, lojtari do të duhet të kërkojë ndihmë profesionale.

Sipas Adrian Wojnarowski të ESPN, Green pritet të takohet me menaxherin e përgjithshëm të Warriors, Mike Dunleavy dhe agjentin e tij të enjten për të filluar diskutimet rreth “rrugës së këshillimit dhe ndihmës së Green për të dalë nga problemet e tij”.

Draymond Green, Warriors GM Mike Dunleavy Jr., and Green’s agent Rich Paul of Klutch Sports are expected to meet Thursday to start discussing a path of counseling and help for Green to move forward, sources said. The league didn’t want to put a specific number on the suspension,… https://t.co/OJNpoHtpNs

— Adrian Wojnarowski (@wojespn) December 14, 2023

Kështu u pranua apeli i Nurkicit që Green të kërkonte ndihmë profesionale, duke pasur parasysh të gjitha incidentet që ai bëri gjatë karrierës së tij.

Pezullimi është i gjashti për Green në karrierën e tij, dhe ai tani ka 18 përjashtime në sezonin e rregullt në karrierë, më së shumti nga çdo lojtar aktiv në ligë.

Ai tashmë është përjashtuar tre herë këtë sezon, ose në 20 për qind të ndeshjeve në të cilat ka luajtur. /Telegrafi/

Read Entire Article