Një fanellë e veshur nga Michael Jordan ndërsa luante me Chicago Bulls në sezonin 1996-1997, u shit në ankand për 4.68 milionë dollarë (afërsisht 4.3 milionë euro).
Gjatë atij sezoni, Bulls dominuan sezonin me 69 fitore dhe vetëm 13 humbje, përpara se të bëheshin kampionë të NBA duke mposhtur Utah Jazz në finale (4-2).
This Michael Jordan jersey from the 1996-97 season just sold on @sothebys for $4.68 million 👀
MJ wore the jersey over a five-month period, scoring 528 points in 17 photomatched games 😤 pic.twitter.com/AtdseHs95w
— Mantel (@onMantel) November 4, 2024
Rekordi për shitjen më të lartë të një artikulli sportiv në ankand u thye gushtin e kaluar kur një fanellë e New York Yankees e legjendës amerikane të bejsbollit Babe Ruth u shit për 24.1 milionë dollarë (rreth 22.1 milionë euro).