Ndahen çmimet e Kritikës në film, kryeson “Killer of The Flower Moon”

10 months ago 11
23:10 04/01/2024

“Killer of the Flower Moon” i Martin Scorsese’s fitoi çmimin kryesor të filmit më të mirë në Nju Jork Film Critics Circle Awards . Regjisori tha se natyra e amerikanëve  vendas ishte ajo që e magjepsi atë në histori.

“Në këtë rast, është amerikani vendas dhe europiani i bardhë. Por kjo mund të merret si një lloj harte ose një lloj mikrokozmosi shumë më madhështor, më gjithëpërfshirës mendoj se çdo ngjarje në historinë e qytetërimit, nëse doni ta quani ai qytetërim.”

Aktorja kryesore e filmit Lily Gladstone, e cila u shpall aktorja më e mirë, tha se ishte mirënjohëse që njerëzit e donin karakterin e saj.

“Detyra më e madhe që i dhashë vetes ishte ta beja këtë rol me dinjitet, sepse ajo është me të vërtetë vetja dhe gjithçka ndodhi me familjen e saj është një dritare në këtë periudhë të historisë që ka degëzime të ditëve të sotme, është ende në vazhdim.”

Nga ana tjetër Christopher Nolan mori çmimin për regjisorin më të mirë për filmin e tij “Oppenheimer”. “May December” u shpall skenari më i mirë dhe aktori Charles Melton u nderua me trofeun e aktorit më të mirë dytësor. Aktori i ri tha se ai u mbështet në materialin burimor dhe tek  regjisori për udhëzime.

Organizata e kritikëve të filmit me bazë në Nju Jork u themelua në vitin 1935 dhe përfshin 42 anëtarë nga gazeta, revista dhe disa botime në internet. Çmimet nga kritikët dhe grupet e industrisë së filmit shpesh ndikojnë se cilët filma, interpretues dhe kineastë do të konkurrojnë për Oscar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article