Ndahet nga jeta legjenda e futbollit italian

7 months ago 9
Reklamë
20:52 22/01/2024

Legjenda e futbollit italian Gigi Riva është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Sipas mediave italiane, ai humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak ditën e dielë dhe u shtrua në spital në pavionin e kardiologjisë. Fatkeqësisht, Riva nuk mundi të mbijetonte.

Gigi Riva mbetet golashënuesi më i mirë i Kombëtares Italiane me 35 gola.

Ai ishte president nderi i skuadrës së Cagliari.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article