Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare profesori dhe albanologu arbëresh, Ignazio Parrino

8 months ago 23

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare profesori dhe albanologu i shquar arbëresh, Ignazio Parrino. Ai lindi në Palazzo Adriano më 3 shkurt 1938 në një familje arbëreshe. Pasi kreu studimet në Romë u kthye në Horën e Arbëreshvet (Piana degli Albanesi), në Sicili.

Ignazio Parrino shkroi disa vepra për Shqipërinë ku më e njohura dhe më e rëndësishme është “Acta Albaniae Vaticana”. Gjithashtu ai ishte autor i veprës në italisht “I Capitoli delle Colonie Greco-Albanesi di Sicilia”. Po ashtu ai ka përkthyer dhe botuar në italisht veprën e të madhit Gjergj Fishta, “Lahuta e Malësisë”. Mes të tjerash

Parrino ka bashkëpunuar shumë ngushtë me emra të rëndësishëm në studimet e albanologjisë si P.Valentino, Ernest Koliqi etj. Për më shumë mbi jetëshkrimin dhe veprimtarinë e prof. I. Parrino klikoni linkun në vijim: https://ignazioparrino.it/home/biografia.html

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article