Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare, kryetari i shoqatës “Normalisti”, Rudolf Deljana

8 months ago 16

Elbasan-Ndahet nga jeta në moshën 92 vjeçare ,Kryetari i shoqatës “Normalisti”, Rudolf Deljana

Është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare Rudolf Deliana, Kryetari i shoqatës “Normalisti” , një prej mësuesve më të njohur e ndër më të nderuarit e gjuhës shqipe në Shkollën Normale të Elbasanit.

Deliana ishte pasardhës i familjes së Konstandin Kristoforidhit.

Ai kontribuoi për afro 40 vite si profesor për edukimin e brezave të rinj.

Rudolf Deliana iku nga kjo jetë duke lënë pas imazhin e një njeriu të përsosur që mbetet shembull frymëzimi për të gjithë.

Ai do mbahet mënd për kontributet mbi tekstet dhe teknologjinë se sa kjo ndikonte tek të nxënit.

Rudolf Deliana e kujtonte shkollën Normale si simbol i Elbasanit dhe të domosdoshme nevojën për të pasur një muze kombëtar të arsimit.

Elbasani ka qenë qyteti i arsimtarëve duke kontribuar mjaft në arsimin kombëtar.

Kjo traditë më shumë se 110 vjeçare vazhdon të ruhet e paprekur nga ish normalistët, simbol i dashurisë për mësimdhënien si dhe nga breza të tërë mësuesish që vazhdojnë në gjurmët e tyre.

Ai ishte ish nxënës i vitit 1937 të Normales së Elbasanit dhe ndarja e Rudolf Delianës nga jeta është një lajm i trishtë dhe humbje e madhe për arsimin në Shqipëri .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article