Ndalet Girona, përfiton Real Madrid. Vasquez i jep fitoren “Los Blancos”

10 months ago 19
11:02 22/12/2023

Girona nuk e mbylli vitin e saj më së miri, ndërsa barazoi në sfidën e javës së 18 në La Liga kundër Betisit në transfertë më rezultatin 1-1.  Ndeshja nisi me protestën e La Liga-s kundër kundër Real Madridit dhe Barcelonës për mbështetjen ndaj Superligës Europiane. Në nisje ekipet pozuan përpara banderolës “Fitojeni në fushë”, me mesazhin që trofetë duhen fituar dhe pa privilegjet e kompeticionit të ri që klubet spanjolle kërkojnë.

Ekipi nga Katalonja realizoi në minutën e 39 me Dovbik. Por miqtë u befasuan 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt nga Pezela. Në vazhdim, miqtë humbën dy raste me Blind dhe Stuani.

Girona e mbyll vitin në vend të parë me 45 pikë, po aq sa edhe Real Madridi që fitoi në transfertë 1-0 kundër Alaves. “Los Blankos” e jetën veten me 10 futbollistë në minutën e 54, pasi Naço u ndëshkua me karton të kuq. Lukas Vaskuez u dha “galaktikëve” fitoren në shtesë.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article