Ndalohen Hamasi dhe Samidoun në Gjermani

10 months ago 31
Reklamë

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka ndaluar aktivitetet e organizatës radikal-islamike, Hamas dhe rrjetit palestinez Samidoun në Gjermani. Samidoun, sipas Faeser, do të shpërbëhet.

Në Gjermani ndalohen në të ardhmen si veprimtaria e organizatës militante islamiste të Hamasit edhe ajo e rrjetit palestinez, Samidoun. “Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani, ne do ta luftojmë atë me të gjithë fuqinë”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser duke shpjeguar vendimin. Samidoun do të shpërbëhet.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një deklaratë qeveritare më 12 tetor e kishte paralajmëruar ndalimin e veprimtarive të Hamasit që kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e disa vende arabe si organizatë terroriste. Edhe ndalimi i aktiviteve të rrjetit Samidoun ishte bërë i ditur.

Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin javën e kaluar kishte bërë të ditur, se ndalimet do të zbatoheshin “shumë shpejt”. Normalisht procedura të tilla zgjasin disa muaj, në këtë rast afati kohor “do të jetë dukshëm më i shkurtër”. Faeser të mërkurën e kishte siguruar ambasadorin izraelit në Berlin, Ron Prosor në një bisedë, se “nuk lejojmë që t’i bëhen lavde terrorit të Hamasit dhe të nxitet urrejtje kundër hebrenjve dhe shtetit të Izraelit“, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme./DW

Top Channel

Read Entire Article