Ndalohet me ligj përdorimi i oksidit të azotit

11 months ago 7
15:40 31/10/2023

Përfshihet në listën e lëndëve psikotrope

Përdorimi i oksidit të azotit do të ndalohet me ligj. Komisioni i Shëndetësisë ka miratuar përfshirjen e tij në listën e lëndëve psikotrope të ndaluara.

Propozimi erdhi nga Ministria e Brendshme, pasi përdorimi i oksidit të azotit që jep efekte shqetësuese tek përdoruesit, kryesisht adoleshentët, po kthehej në një fenomen masiv në bare dhe lokale.

Ministri Balla sqaron pse u bë e domosdoshme ndalimi i përdorimit por jo importimit.

“Unë nuk dua që këto lëndë të ndalohet futja e tyre në Shqipëri, nuk e kam këtë tagër, por përdorimi i tyre si lëndë psikotrope, të gjitha efektet negative që sjellin këto lëndë tek shëndeti i të rinjve”.

Por opozita mendon se amendimet në ligj fshehin pas qëllime që lidhen me nismë e socialistëve për legalizimin e kanabisit industrial.

“Shkaku i vërtetë i këtij projektligji është futja në nomeklaturë e kanabisit”.

Por pavarësisht rezervave, amendimet në këtë projektligj morën dhe votën e deputetëve të opozitës.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article