“Ndamë detyrat e shtëpisë”/ Rama pas takimit me kryebashkiakët në Shkodër: Do thyejmë rekordin e turizmit, vijojmë legalizimet, lehtësojmë…

6 months ago 11
Reklamë

“Ka bashki me rezultate shumë të mira dhe bashki me rezultate që lënë për të dëshiruar. Një qaje të re të bashkive ndaj pasurie të madhe që janë pyjet. Pasi kemi garantuar një nivel të arsyeshëm të mbrojtjes së pyjeve, na duhet që këtë pasuri ta vëmë në dispozicion të rritjes ekonomike të bashkive. Për këtë kemi një plan mbështetjeje. Plan i mbarështimit të pyjeve, sot janë 67% e bashkive që nuk kanë planë të tilla. Kemi diskuar çfarë sjell për bashkitë hyrja e Shqipërisë në këtë faze të re, bisedimet për anëtarësim dhe plani i rritjes, ku bashkitë kanë mundësi të reja për të aksesuar fonde të Bashkimit Europian.  Për lehtësimin e domosdoshëm të procedurat e lejes së ndërtimit në fshat. Mos të kenë të njëjtat procedurat si banorët e zonave që kanë rëndësi nga pikëpamja e trashëgimisë kulturore apo mbrojtjes së natyrës. Një qasje të koordinuar me bashkitë për procesin e legalizimeve të mbetura, që për arsye jo të pakuptueshme, janë si të thuash në bllokun e fundit të këtij procesi, por duke angazhuar dhe bashkitë këtë proces, do i japim një shtytje më të madhe. Do financojmë 50 mln euro në bashkëpunim me Bankën Botërore. Jemi të fokusuar te sezoni turistik, nëse trendi do të vazhdojë kështu, numri 10 mln turistëve do rritet në numër të ndjeshëm që do të thotë rritje e ndjeshme e volumit të mbetjeve që duhen pastruar dhe trajtuar. Aspekt që lidhet drejtpërdrejt me punën e bashkive. Kemi diskutuar për kalendarin e ri kulturor artistik të këtij sezoni që do të jetë më i pasur.Kemi dëgjuar të gjitha opinionet dhe sugjerimet e kryetarëve të bashkive për zona dhe bashki të caktuara. Ishte për detyrat e përbashkëta të shtëpisë dhe ka pasur shumë rezultat sipas nesh”-u shpreh Rama.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

Read Entire Article