Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, reagon kryeparlamentarja Nikolla: Me talentin e tij na bëri të reflektojmë për problemet e mëdha të shoqërisë

10 months ago 33

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit, aktorit Mirush Kabashi.

Në një reagim, Nikolla shpreh ngushëllimet, ndërsa shkruan se me krijimtarinë e tij, Kabashi na bëri të mendojmë, reflektojmë për problemet e mëdha të shoqërisë.

“Artisti i Merituar Mirush Kabashi u nda sot nga jeta. Por shqiptarët do ta kujtojnë për vepren dhe trashëgiminë e tij. Mirushi ishte një artist i madh. Me krijimtarinë e tij u dha jete veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror. Me talentin e tij, me mbi njëqind personazhet që krijoi në skenë dhe në ekran, Mirush Kabashi na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë. U prehsh në paqe, Mjeshtri ynë i madh dhe i paharruar!”, shkruan Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article