Ndërgjegjësimi kundër korrupsionit futet në shkollë

10 months ago 31
21:56 04/12/2023

Ministria e Drejtësisë lidh marrëveshje me Italinë

Në kurrikulat e shkollës, në edukatën qytetare do të futen kapituj të cilët lidhen me kulturën juridike, korrupsionin, të drejtat dhe detyrimet që qytetarët kanë ndaj ligjit. Ky projekt vjen si një bashkëpunim i Ministrive të Drejtësisë dhe Arsimit me Ambasadën Italiane, për të kultivuar kulturën juridike te të rinjtë, por mbi të gjitha për të ndërgjegjësuar mbi korrupsionin.

“Në fokus të të gjitha përpjekjeve tona ndërgjegjësuese, në kuadër të Strategjisë së re Antikorrupsion 2024-2030, do të jetë ndërhyrja në kurrikulat e arsimit parauniversitar, me qëllim forcimin e arsimit mbi ligjshmërinë”.

Për ambasadorin e Italisë, Fabrizio Buçi, korrupsioni nuk ka vetëm karakter penal, por edhe social dhe për këtë duhet bërë më shumë. Marrëveshja u përshëndet edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Ky projekt është testuar që prej vitit 2021 në 4 shkolla në Tiranë dhe do të shtrihet në 12 të tjera në të gjitha vendin.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article