Ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë? Rama: Jo! Jam në konflikt të hapur interesi

11 months ago 16
Reklamë
13:09 28/09/2023

Kryeministri Edi Rama u pyet në konferencën për shtyp këtë të enjte nëse ka bërë ndonjëherë tentativa për të ndërmjetësuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Rama u përgjigj duke thënë se nuk mund të bëjë ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë pasi është në konflikt të hapur interesi.

Gazetarja: A keni bërë tentativa për të ndërmjetësuar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë?

Edi Rama: Jo asnjëherë.

Gazetarja: A jeni gati të bëni ndërmjetësin duke shfrytëzuar edhe samitin e Berlinit?

Edi Rama: Jo asnjëherë! Jo!        

Gazetarja: A mund të shfrytëzohet samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë për të bërë një ndërmjetësim mes palëve?

Edi Rama: Unë nuk mund të bëj ndërmjetësime mes Kosovës dhe Serbisë sepse unë jam në konflikt të hapur interesi. Është shumë e thjeshtë. Pavarësisht se për disa jam vëllai i Vuqiqit, por edhe Vuqiqi e di shumë mirë që jam në konflikt të hapur interesi dhe nuk mund të bëj ndërmjetësime./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article