Ndërpritet ndeshja mes Pejës dhe Prishtinës

10 months ago 17

Ndërpritet ndeshja mes Pejës dhe Prishtinës

Ndeshja mes Pejës dhe Prishtinës e cila është duke u zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë është ndërprerë 2 minuta pa përfunduar çereku i tretë.

Gjyqtari i ndeshjes urdhëroi që të dy taborët të shkojnë në zhveshtore, ndërsa delegati i ndeshjes vendosi që të zbrazej palestra tërësisht, para se të nis ndeshja përsëri.

Në momentin që bëhet zbrazja e palestrës, të dy ekipet pritet të rikthehen në parket dhe të fillojë ndeshja aty ku mbeti.

Momentalisht, Prishtina është duke fituar me shifrat 56-62./Telegrafi/

Read Entire Article