Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare ish-CEO i YouTube

1 month ago 11
Reklamë

Susan Wojcicki, ish-CEO i YouTube, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Wojcicki vdiq nga kanceri në mushkëri, pasi jetoi me sëmundjen për dy vjet, ndërsa të premten, më 9 gusht, bashkëshorti i saj Dennis Troper njoftoi në Facebook lajmin e trishtë.

“Me pikëllim të thellë ndaj lajmin për vdekjen e Susan Wojcicki”, shkroi ai. “Gruaja ime e dashur prej 26 vitesh dhe nëna e pesë fëmijëve tanë na la sot pas 2 vitesh jetese me kancer të mushkërive me qeliza jo të vogla.Susan nuk ishte thjesht shoqja dhe partnerja ime më e mirë në jetë, por një mendje e shkëlqyer, një nënë e dashur dhe një shoqe e dashur për shumë njerëz. Ndikimi i saj në familjen tonë dhe botën ishte i pamatshëm. Jemi zemërthyer, por mirënjohës për kohën që kaluam me të.”

Wojcicki u bë CEO e YouTube në 2014. Ajo ishte një figurë e shquar gjatë shfaqjes dhe zhvillimit të ndarjes së videove në mediat sociale dhe mbajti pozicionin e saj si CEO për nëntë vjet përpara se të largohej në shkurt 2023.

Read Entire Article