Ndeshja e fundit e Kombëtares, ndaj Ishujve Faroe priten ndryshime në formacion

11 months ago 20

Javanews
Home Kryesoret
Ndeshja e fundit e Kombëtares, ndaj Ishujve Faroe priten ndryshime në formacion
19/11/2023 20:58

Kombëtarja shqiptare e futbolli zhvilloi pasditen e kësaj të djele seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit të kualifikueseve të EURO 2024, atë ndaj Ishujve Faroe, që luhet këtë të hënë në orën 20:45 në “Air Albannia” dhe Shqipëria synon të grumbullojë rekord pikësh, pasi kualifikimi është siguruar tashme.

Skuadra është stërvitur në stadiumin “Air Albania”, me grupin që është i plotë dhe i gjithi në formë shumë të mirë.

Trajneri Sylvinho Campos është duke udhëhequr stërvitjen e ekipit, ndërsa vetëm disa minuta më parë ishte në konferencë për mediet, e fundit para sfidë me Ishujt Faroe.

Në këtë takim të fundit të “kuqezinjve” trajneri Sylvinho pritet të bëjë ndryshime në formacion, të cilat priten të zbulohen në orët në vazhdim.

Read Entire Article