Ndeshja kundër Dinamos, trajneri Daja: Na pret një sfidë shumë e fortë

10 months ago 11
22:35 13/12/2023

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, shprehet se në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë kundër Dinamos. Por ai shtoi se kampionët e Kosovës do të futen në fushë vetëm për fitore në sfidën e fundit të Grupit C në Ligën e Konferencës.

“Kemi një ndeshje të vështirë, sepse kemi përballë një kundërshtar që ka shumë përvojë dhe është tepër i fortë, pavarësisht se ndeshjen e parë e kemi fituar në Prishtinë. Kështu që në Zagreb na pret një ndeshje shumë e fortë. Pavarësisht kësaj, ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim, pra do të luajmë ‘gjithçka për gjithçka’. Por, ne do të përdorim të gjitha forcat tona për të bërë një paraqitje të mirë në Zagreb dhe për të fituar.”

Ballkani gjendet në vend të fundit në grup me 4 pikë, po aq sa edhe Astana që ka golavarazh më të mirë. Dinamo ka dy pikë më shumë, ndërsa Viktoria Plzeni, me pesë fitore nga 5 takime e ka siguar kualifikikmin.

Për vendin e dytë të Grupit C, në garë janë tri skuadra, por gjasat më të mira i ka Dinamo pasi ekipit kroat i mjafton edhe barazimi për të përparuar.

Ndërsa Ballkani edhe nëse mposht Dinamon, duhet që të shpresojë që Astana mos të fitojë ndaj Plzenit në Çeki.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article