Pak orë përpara ndeshjes së Europianit, Shqipëri-Itali, Lulzim Basha ka uruar kombëtaren përmes një postimi në Facebook.
I rrethuar nga të rinjtë korçarë, me të cilët kaloi sot një ditë ndryshe dhe diskutoi me ta për programin e PD të prezantuar në 1 qershor ku në qendër të tij ka rininë, Basha ka shpërndarë një video me mesazhin për ekipin tonë kombëtar.
Në postimin e tij, Basha shkruan se sytë zemrat dhe shpresat e shqiptarëve janë sot te ekipi ynë kombëtar, dhe se e mira për kuqezinjtë është përpara.
https://www.facebook.com/reel/1006762640385450
Postimi i plotë:
Sytë, zemrat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve janë sot te ekipi ynë kombëtar. Jemi krenarë për çdo hap të deritanishëm, më e mira është përpara. Ju priftë e mbara, shqipe.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb