Ndeshja miqësore e legjendave të Sao Paulos dhe Milanit për pak sa nuk përfundoi me një sherr masiv, Seedorfin e tradhëtojnë nervat

10 months ago 8

Legjendat e Sao Paulos tdhe Milanit zhvilluan një ndeshje miqësore  në stadiumin Morumbi në Brazil dhe vendasit fituan me rezultat 4:1.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe të fansave e tërhoqi skena në të cilën rolin kryesor e kishte legjenda holandeze e Milanit,  Clarence Seedorf, i cili u tërbua nga veprimet e Josue.

Ish-veterani brazilian bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Seedorfit dhe holandezi reagoi ashpër dhe menjëherë nisi një përballje me ish-futbollistin e Wolfsburgut.

Josué vs Seedorf. Até no jogo festivo tem treta 🤣 pic.twitter.com/H3QQXoDVes

— Somos São Paulinos (@somosaopaulinos) December 16, 2023

Përplasja e tyre më e madhe u parandalua nga bashkëlojtarët e tyre për mos tu bërë më e madhe pasi ishte thjeshtë një ndeshje miqësore.

Pas ndeshjes, Josue tha se reagimi i Seedorf ishte i paqartë për të dhe se mendonte se ishte më e vështirë për të për shkak të rezultatit me të cilin Milani u mund në këtë ndeshje.

Për fitoren e Sao Paulos, shënuan Dodo tre herë dhe Valber, ndërsa shënuesi i vetëm për Milanin ishte Ricardo Oliveira. /Telegrafi/

Read Entire Article