Ndiheni të stresuar? Përkëdhelni një lopë! Ferma që po “bën namin” në Angli

10 months ago 8

Nga pragu i falimentit, një fermë lopësh qumështi në Yorkshire në veri të Anglisë është mbytur tani nga rezervimet, që kur ofroi për personat e interesuar një përvojë përqafimi me lope si mënyrë për të shkarkuar stresin.

Ferma mori e vendimin befasues të diversifikimit dhe zgjerimit të saj duke i shtuar përqafimin e lopëve, pasi në fillim kishte tentuar tregtinë me qumështin me produktet e tij, por pa suksesin që priste. Fermerët e saj shpresojnë tani që përvoja e përkëdheljes së kafshëve, e cila kushton 50 £ për person për dy orë, do të ndihmojë të sjellë të ardhura të mjaftueshme për ta bërë fermën financiarisht të qëndrueshme.

“Është si një lloj terapie. Ti vjen këtu pranë një kafshe kaq të madhe dhe ajo qëndron aty, e qetë, dhe ti thjesht i prek e i përkëdhel. Është vërtet mjaft relaksuese”, tha njw vizitore Ella Gartell-Bishop.

Bashkëpronarja e fermës, Fiona Wilson, thotë se ideja i erdhi ng ai shoqi, i cili përballet me sulme ankthi, dhe sa herë kjo ndodh, shkon të qetësohet mes lopëve.

“Unë e mendoj terapinë e kafshëve si diçka mjaft të rëndësishme. Disa njerëzve të pëlqen të përkëdhelin një qen apo një mace, të tjerëve u pëlqejnë lopët. Dikush mund të ketë frikë prej tyre, dhe duan t`u afrohen ngadalë në fillim. Megjithatë shumica e shijojnë eksperiencën e të kaluarit kohë me to, dhe nuk ka shumë vende që ta ofrojnë një mundësi të tillë”, u shpreh pronaria Fiona Wilson.

Top Channel

Read Entire Article