Video/ Debati presidencial, këngëtarja stonon në këndimin e himnit

2 hours ago 22

Ky është momenti kur një muzikante e pavarur performon versionin më të tmerrshëm të himnit amerikan gjatë një debati presidencial mes kandidatëve të partive të treta në SHBA.

Këngëtarja e njohur si Loomis u ftua në skenë që të performonte himnin kombëtar përpara kandidatëve presidenciale Cahse Olive (Partia Libertariane), Dr. Jill Stein (Partia e Gjelbër) dhe Randall Terry (Partia e Kushtetutës). Por, performanca e saj e transmetuar drejpërdrejt, la mjaft për të dëshiruar, pasi këngëtarja e nisi këndimin e himnit duke stonuar.

Loomis kërkoi ndjesë dhe tha se ishte shpërqendruar, por stafi teknik iu përgjigj se ishin në transmetim të drejtpërdrejt dhe nuk kishin çfarë të bënin, duke e detyruar këngëtaren të vijonte performancën e saj.

“Debati Presidencial për Zgjedhje të Lira e të Barabarta” organizohet nga Fondacioni për Zgjedhje të Lira dhe të Barabarta, një organizatë pa përkatësi politike, misioni i të cilës është fuqizimi i votuesve amerikanë përmes edukimit dhe mbrojtjes së reformave zgjedhore.

Read Entire Article