Ndikimi i zgjedhjeve të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, komentohet paralajmërimi për ardhjen e Trump-it në pushtet!

2 months ago 8
Reklamë

Zgjedhjet e përgjithshme në Amerikë do të mbahen më 5 nëntor 2024.

Kandidatët për president të Amerikës janë demokrati, Joe Biden dhe republikani, Donald Trump. Atje po vijon të mbahet fushata zgjedhore.

Kurse, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur, siç duket nuk ka ‘asnjë’ rrugëdajle.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në ShBA, të ish-presidentit, Donald Trump.

“Nuk jam e sigurt se si të vazhdohet vërtet, do të vazhdojë, por nëse të dy palët veçanërisht Beogradi do të jetë i gatshëm të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, nuk jam e sigurt. Kjo varet shumë nga konteksti ndërkombëtar. Para së gjithash, për zgjedhjet në Shtëpinë e Bardhë, kjo është diçka që Beogradi e pret, duke shpresuar që Trump të kthehet. Së dyti, Bashkimi Evropian dhe ajo që u kthye në partinë e djathtë është gjithashtu diçka që Beogradi e konsideron si një lëvizje pozitive për sa i përket interesave të tyre, nga ana tjetër këto grupe, këto parti mund të ndikojnë edhe në politikën e zgjerimit, shumica prej tyre janë kundër...”, thuhet ndër tjera në deklaratën e saj.

Ahmeti: Vuçiq mund të ëndërroj për çështje të tilla, por faktikisht nuk mund të ndodhin

Image

Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se sistemi politik në SHBA, ka traditë të funksionimit dhe i ndërtuar në mënyrë sistematike.

Prandaj, sipas Ahmetit, frazat politike, Vuçiq mund t’i përdor për konsum të brendshëm.

“Ndryshimet e politikave amarikane nuk kanë mundësi të ndodhin me ndërrimin e presidenteve. SHBA-ja vepron strategjikisht, nuk vepron ad hok dhe në bazë interesave personale e inateve politike.

Sistemi politik i SHBA-ve ka traditë të funksionimit dhe i ndërtuar në mënyrë sistematike, i cili ka krijuar mekanizma të kontrollit, duke mos i dhënë fuqi një institucioni apo individi të veproj sipas tekeve të tij. Prandaj, Vuçiq mund të ëndërroj për çështje të tilla, por faktikisht nuk mund të ndodhin.

Fraza të tilla politike mund t'i përdor për konsum të brendshëm dhe manipulim, por assesi nuk mund të ndodhin në realitetin praktik”, thotë ai.

Mehazi: SHBA-të bëjnë projekte politike e gjeostrategjike qindvjeçare

Image

Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi në një përgjigjie për “Bota sot”, ka thënë se deklaratat e Sonja Biserko janë të vërteta duke shtuar se dëshira më e madhe e Vuçiq-it është fitorja e Rusisë në Ukrainë.

“Atë që deklaroi Kryetarja e Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ik zbatimit të Marrëveshjes bazë të Brukselit, Kosovë-Serbi dhe aneksit të Ohrit vetëm për të pritur ndryshime politike ndërkombëtare gjersa të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trumpi, janë të vërteta, por pritja dhe dëshira më e madhe e presidentit të Serbisë, Vuçiqit është fitorja e Rusisë në Ukrainë, gjersa Ukrainën e përkrahin shtetet perëndimore dhe amerikane”, shprehet ai.

Tutje, ai thotë se edhe nëse fiton Trumpi, SHBA nuk do ta lë Kosovën si do presidenti i Serbisë, Vuçiqit, por si e do SHBA Kosovën të pavarur e sovrane.

“Presidentit të Serbisë, Vuçiqit, i pëlqen sa më shumë trazira në botë aq më mirë për Serbinë kundra Kosovës, lufta izrailite në Gazë, lufta ruse në Ukrainë dhe pritja e fitores së Trumpit në SHBA janë dëshirat e Vuçiqit, por dëshirat serbe me realitetin e SHBA-së ndaj R. së Kosovës dallojnë si nata me ditën. SHBA bënë projekte politike e gjeostrategjike qindvjeçare, edhe nëse fiton Trumpi, SHBA nuk do ta lë Kosovën si do presidenti i Serbisë, Vuçiqit, por si e do SHBA Kosovën të pavarur e sovrane. E gjithë diplomacie botërore euro-amerikane e dinë se Serbia është proruse e kurrsesi proamerikane, dhe se aleate më e madhe e SHBA-së nē shtetet e Ballkanit Perëndimor është kush tjetër përveç Kosovës. Kush të fitojë në SHBA, Biden apo Trump, Kosova do jetë e favorizuar përballë Serbisë proruse”, përfundon profesori për “Bota sot”.

Read Entire Article