Ndodh edhe kjo, gruaja dhunon dhe bën për spital bashkëshortin

8 months ago 18
Reklamë

Një person nga Kosova ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshorten e tij, pasi sipas tij e ka dhunuar. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:10 në Rahovec.

Po ashtu në raport thuhet se burri ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article