Ndodh në Itali! Efektivët ndalojnë makinën që bënte manovra të rrezikshme në mesnatë, por habiten kur zbulojnë shoferen

6 months ago 7
Reklamë

Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin e saj në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim.

Ishte ora 1 e mëngjesit kur karabinierët morën një telefonatë për drejtim mjeti në mnëyrë të rrezikshme në qendër të Bodenos.

Patrulla e cila mbërriti në vendngjarje, ka lokalizuar makinën në fjalë. Surpriza e efektivëve ishte e madhe kur zbuluan se shofere ishte një 103 vjeçare.

Në Itali, pas moshës 80 vjeç, shoferët duhet të marrin raport mjekësor çdo dy vjet për të rinovuar patentën. Karabinierët i dhanë vetëm një ‘qortim modest’, dhe më pas e shoqëruan në banesë.

Historia e saj ka tërhequr vëmendjen e kryebashkiakut të Ferrarës, Alan Fabbri, i cili tha se në vend të gjobës, do t’i jepte një medalje për guximin që ka.

Top Channel

Read Entire Article