“Ndodhi tmerri, u përgjak ura e Ibrit”/ Analisti tregon kush duhet me hap urën e Ibrit

1 month ago 6
Reklamë

Tema e hapjes së urës së Ibrit, po vazhdon e të rritet në Kosovë dhe perëndim.

Në lidhje me këtë, sot presidentja Vjosa Osmani, ka takuar komandantin e KFOR-it, Ozkan Olutash.

Gjatë takimit, Osmanit bëri të ditur se kanë diskutuar për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi presidentja Osmani.

Për hapjen e urës së Ibrit ka reaguar edhe analisti politik dhe profesori, Binak Maxharraj.

Ai thotë se, për dialogu për urën është kopili e BE, duke shtuar se me kë të dialogohet kur ura është brenda Kosovës dhe çështje e Kosovës.

“Në çeshtjën e urës nuk mund të këtë dialog. Të involvosh Serbinë për dialog për urën, i bie sikur Serbia e paska njëfar pushteti në veri. Por jo, tashti zot shtëpie në veri është Albin Kurti. Ura duhet të hapet pa dialog. Ura duhet të hapët nga ata që e mbyllën 24 vite më par e ky është KFOR-i i cili duhet të hapë urën sepse është në përgjegjësinë dhe ndërgjegjën e saj. Sepse, gati një vit pas çlirimit të Kosovës, pra në dritën e rrezëve të lirisë në Mitrovicë ndodhi e papritura, ndodhi tmerri, ndodhi komploti nga vet ndërkombëtarët kur ura e Ibrit edhe u përgjak”, thotë profesori.

Sipas tij, ishte 2 dhe 3 shkurti 2000 në Mitrovicë ndodhi dhunshëm spastrimi nga shqiptarët, në vend se të ktheheshin ata që ishin dëbuar gjatë luftes, ata as sot e kësaj dite nuk janë kthyer.

“Shqiptarët tentuan disa herë te kthehën, por kot, nuk i lejuan liderët e Kosovës si Thaçi, Veseli etj. Ata e dinë vetë pse e bënë këtë gjest antikombëtarë, historia do të tregojë. Pra ato ditë më 2 dhe 3 shkurt 2000 ishin dy ditë të tmerrshme, siç thekosova më lartë në  Mitrovicë ishin mbledhur qëllimshëm KFOR-i françez, agjentet francez të DGSE-së, aty ishte edhe Serbia me UDB-në famëkeqe, aty ishin edhe dhjetëra agjent të Serbisë, por ajo se çka ishte më shumë çudi u panë dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku, ishte ky një komplot i paparaparë, i pa presedan që po i përgatitej Kosovës. Ndodhi ajo me e këqja, më e tmerrshmja kur nisi dhunshëm te bëhët spastrimi i shqiptarëve që kishin mbëtur pas luftës në Mitrovicë dhe deportimi i tyre me dhunë i mbi 15.000 shqiptarëve në jug të Mitrovicës, pra përtej urës. Me këtë rast u vranë edhe shumë shqiptarë të cilët nuk donin t’i lëshonin shtëpitë dhe banesat e tyre. Kështu ura e Ibrit u përgjak me gjak të shqiptarëve. Të nesërmen e agimit te 3 shkurtit 2000  te ura e Ibrit ishin instaluar rojet e urës të cilat ishin nën komandën e Oliver Ivaniviqit të cilin disa vite më vonë e vranë vetë kriminelët serbë të Vuçiqit”, potencon ai.

Që atehërë sipas tij, ishte mbjellë fara që i vinte era ndarje të veriut.

“Mbetet historia të tregojë se cili është shkaku i vertetë i këtij komploti, i kësaj tragjedie ndaj shqiptarëve, një vit pas çlirimit të cilit i printe KFOR-i francez. Ishte ky një komplot ndërkombëtar pasojat e të cilit po i ndjejmë që 24 vjet pas çlirimit. Por sot kur veriu është në duart e Kosovës e jo të kriminelëve dhe bandave kriminele të A.Vuçiqit, është normale që edhe ura të hapet sepse urat janë sinonim i bashkimit i lidhjeve të njerëzv dhe jo i ndarjës së tyre. Por si dukët përsëri është një komplot tjetër nga BE, QUINT-i i shoqëruar edhe nga Amerika që ura të mos hapët. Po, si është e mundur të ndodhë kjo kur ata vet e kishin mbyllë te cilën tashti edhe duhet të hapin. Është përgjegjësi e tyre. Bile Amerika deklaroi se nuk deshiron që pjesëtarët e sajë të lëndohen me rastin e hapjës së urës. Është kjo një frikë, sespe ushtarët Amerikan në çdo rast së pari i kanë në ndihmë shqiptarët, policinë e saj që i dalin në ndihmë në rast të ndonjë konflikti nga kriminelët dhe krye çetniku Vuçiq”, thotë ai.

Maxharraj phon se, sulmi mund të ju vjenë nga ana tjetër, nga ata të cilët vitin e kaluar i rrahën me huj e stupca pjesëtarët e KFOR-it, që dëshirojnë që ura të jetë e mbyllur sepsee bash te ura Vuçiq i ka shpresat e “shpëtimit” të veriut dhe ëndrrën e tij për të marrë veriun, i cili sipas ekspertëve ndrëkombëtar veriu i Kosovës ka vlerë më të madhe për 3 herë më shumë se sa krejt Serbia dhe 10 hërë më shumë se sa Shqipëria.

“Jam shumë i sinqert se urën duhet ta hapin vetëm ata që e kanë mbyllë në vitin 2000 kur u përgjak ura. Ata e kanë përgjegjësinë dhe detyrimin moral që ta hapin urën që mor t’i hapin telashe qeverisë së Kosovës, sepse për këtë janë në pajtim edhe vetë serbët e veriut pos atyre që i ndersën dhe i paguan vetë Vuçiq. Pra, është vetëm KFOR meritor për hapjën e urës. Këtë duhet ta bëjë sepse është detyrë dhe obligim i tyre ashtu edhe siç e mbyllën edhe duhet ta qelin. Kjo aq më parë që të mos lejoj që të ndodhin ato “probleme shtesë për Serbinë” siç deklaroi presidenti i saj Vuçiq”, përfundon Binak Maxharraj.

Read Entire Article