“Ndrea Prendi ka treguar kush dha urdhërin për 21 Janarin”/ Gazetari Muça: Pritet të thirret Berisha

1 month ago 12
Reklamë

Duhet të kemi parasysh që 21 janari nuk është hetuar kurrë si kirm shtetëror, është trajtuar si ngjarje fatkeqe. Ajo që ka bërë ndryshimin, është vendimi i Gjykatës së Strasburgut. Është Strasburgu dhe familjet e të ndjerëve, që kanë arritur të kemi hetim nga SPAK.

Po hetohet zinxhiri komandues, kush ka dhënë urdhër për të qëlluar. Ndrea Prendi ka folur, nuk ka thënë që isha unë për të qëlluar, por se është urdhëruar nga njerëzit e doktorit për të qëlluar mbi turmë.

Ky është informacioni që unë kam. Bëhet fjalë për shoqëruesit e doktorit, gardistët e tij, janë ata që kanë urdhëruar Ndrea Prendin. Duhet të presim hetimet. Marrëdhënia të tilla kanë qenë të ndërtuar atëherë.

Ndrea Prendi nuk ka çfarë dorëzon, ka fjalën dhe të vërtetën e tij për atë ngjarje. I gjithë zinxhiri, mos u habit kur të thirret edhe vetë Sali Berisha për atë çështje. Bëhet fjalë për krim shtetëror, kreu i Gardës thotë e kemi kryer me urdhër nga siguria e kryeministrit”, theksoi ai.

Read Entire Article