Ndreu: Shumë biznese kanë shmangur bizneset

11 months ago 9
14:36 26/10/2023

Kryetari i bashkisë Lezhë paralajmëroi masa ndëshkuese për ata që nuk shlyejnë detyrimet

Shumë biznese vijojnë të mos paguajnë taksat dhe janë debitor prej vitesh ndaj Bashkisë Lezhë. Shqetësimi është ngritur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë një konsultimi publik me biznesin në lidhje me paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2024. Në fjalën e tij para përfaqësuesve të biznesit, Ndreu paralajmëroi debitorët me bllokim të shërbimeve nëse nuk do të paguajnë taksat brenda afatit të përcaktuar.

“Ka shumë subjekte që nuk paguajnë, vazhdojnë të jenë debitorë në bashki. Gjatë këtyre ditëve do t’u bëjmë thirrje duke i marrë nominalisht të gjithë. Është mëse absurd të mendosh se sot ka biznese që akoma as s’duan t’ja dinë për të paguar.”

Gjatë këtij konsultimi publik përfaqësuesit e biznesit ngriten njësërë problematikash, duke kërkuar që prozpozinet e tyre të reflektohet tek paketa e re fiskale.

“Ne do të bëjmë një vlerësim, askush nuk do të marrë më as stacione plazhi, as leje për zgjerime, për ndërtime e për gjëra, nëse është debitor. Pikë.”

Pas përfundimit të afatit të përcaktuar për pagesën e taksave, Bashkia Lezhë do të bllokojë llogaritë bankare dhe shërbimet ndaj subjekteve debitore, pasi mungesa e të ardhurave po ndikon të ardhurat e kësaj njësie vendore.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article