Ndryshime në FSHF, largohet shefi i komunikimit, Andi Verçani: Kur largohesh nga pasionet e mëdha është disi e vështirë, por jam i buzëqeshur …

4 months ago 8

Në FSHF ka ndryshime. Andi Verçani, drejtori i Departamentit të Komunikimit në Federatën e Futbollit është larguar nga ky post. Lajmin e bën me dije vetë Verçani, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se: “Hyra si djalë i ri plot pasion për futbollin dhe largohem si një burrë i përmbushur nga eksperiencat e jashtëzakonshme që përjetova në 5 vite e gjysmë në drejtimin e Departamentit të Komunikimit në Federatën e Futbollit. Keto 5 vite ishin të mbushura me arritje historike për futbollin shqiptar dhe ndihem shumë mirë që kam dhënë një kontribut timin në këto gur-themeli që janë vendosur.”

Nga ana tjetër, Verçani shpreh mirënjohjen për bashkëpunëtorët duke theksuar se: ‘Duhet të falenderoj shumë përzemërisht të gjithë kolegët me të cilët kam ndarë emocione, sakrifica dhe shumë gëzime e suksese. Një falenderim i veçantë shkon për mjeshtrin Edi Reja, Sylvio Mendes Campos Junior, Dorival Junior, Pablo Zabaleta dhe Armand Dukën.

Kur largohesh nga pasionet e mëdha është disi e vështirë, por jam i buzëqeshur se kam shumë momente magjike për të kujtuar.’

Read Entire Article