Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi: Zbatuam vendimet e Gjykatës Kushtetuese

1 month ago 11
Reklamë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar votimin e djeshëm në Kuvend për reformën Zgjedhore, për të cilën tha se nuk ishte për Reformën Zgjedhore, por vetëm zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Reforma Zgjedhore është bllokuar prej vitesh nga Rama.

“Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara. Pas përmbushjes së detyrimit për zbatimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në sesionin e ri parlamentar është detyra jonë që të vijojmë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.

Bardhi apeloj ndërkombëtarët që të nxisin përmbushjen e detyrimeve që ka qeveria për reformën.

“Në emër të grupit parlamentar të PD apeloj partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht Misionin e OSBE dhe Delegacionin e BE në Tiranë, që të nxisin, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.

Read Entire Article