Ndryshimet në qeveri/ Mblidhet sot Kuvendi për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj

1 year ago 49
Reklamë

Sot në orën 14:00 mblidhet Kuvendi për të miratuar dekretet dhe emrat e rinj të ministrave.

Propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri Rama, do të vendoset nga Parlamenti.

Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.

Emrat e ministrave që bëjnë ikin dhe ata që janë:

Ministri i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministria e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministri i Pushtetit Shitësi (Ministri i re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

Top Channel

Read Entire Article