Ndryshimet në statut të Bashës, Rithemelimi kërkon pezullim të procesit

11 months ago 10
12:56 25/10/2023

Çlirim Gjata: Duhet të shprehet fillimisht Gjykata e Lartë për vulën dhe logon

Gjykata e ka njohur Rithemelimin si palë të tretë në procesin gjyqësor ku përfaqësuesit e Bashës kërkojnë regjistrimin e ndryshimeve në statut të marra në Kuvendin e 2 Shtatorit. Por seanca në Dhomën Civile u shty për shkak të kërkesës së përfaqësuesve të Gazment Bardhit. Gjykata u kërkoi këtyre të fundit të sjellin autorizimin e nevojshëm. Çlirim Gjata kërkoi pezullimin e procesit derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që Rithemelimi ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në Shkallë të Parë çështjen e logos dhe vulës. Sipas tij, një vendim i gjykatës për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit, do mbivendoste dy vendime të ndryshme.

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike zyrtare kërkuan në seancën e së mërkurës që të regjistronin edhe vendimmarrjet e PD zyrtare të datës 27 korrik, referuar mbledhjes së kryesisë së 6 qershorit ku u vendos të fillojë procesi për zgjedhjen e kryetarit. Por Gazmend Bardhi kërkon që të shpallen nul vendimet e kryesisë.

Përfaqësuesit e PD zyrtare Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa e kundërshtuan legjitimimin që i pranoi si palë të tretë. Kthupi u shpreh se përfaqësimin nuk mund ta bëjë Rithemelimi, pasi i ka mbaruar tagri ligjorë. Ndërsa Indrit Sefa i kërkoi sqarime gjykatës në lidhje me legjitimin e palëve dhe vendimin e ndërmjetëm të marrë nga gjykata më 3 tetor. Sefa kërkoi sqarime nëse është legjitimuar PD me 3 grupime të PD apo vetëm një PD me palët e tjera.

Gjykata sqaroi se gjykata i ka thirrur si palë të treta pasi kanë interes për çështjen. Në Kuvendin e 2 Shtatorit të thirrur nga Basha pati disa ndryshime në statut mes të cilave, kryetari i partisë, të jetë edhe kreu i Grupit Parlamentar.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article