Ndryshimi i rregullores, Çuçi: Deputetët që kryejnë vepër penale në parlament përjashtohen me 60 ditë

10 months ago 30
11:32 14/12/2023

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Bledi Çuçi thotë se pavarësisht se opozita ka paralajmëruar për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e miratuar në seancën plenare për ndryshimin e rregullores së parlamentit, mazhoranca nuk do të tërhiqet.

Gjatë fjalës së tij në prononcim për gazetarët, Çuçi ka thënë se në kuadër të vendimit të ri, deputetët që do të hedhin lëndë piroteknike, do ndezin zjarr, apo do të ushtrojnë dhunë do të përjashtohen me 60 ditë nga seancat plenare.

Bledi Çuçi: E drejta e tyre ta çojnë në Kushtetuese, ne nuk tërhiqemi. Ndryshime të domosdoshme me situatën e krijuar, në konsultim dhe me vende të tjera të BE-së dhe me rregulloren e funksionimit të parlamentit gjerman. 60 ditëshi është vetëm kur vendosin zjarr dhe mjete piroteknike dhe kur veprimet e tyre përbëjnë vepër penale dhe kjo është krejt normale dhe besoj se është vepër penale që të nxjerrë zjarr në sallën e parlamentit që është moment solemn për të ushtruar sovranitetin që i ka ushtruar populli. Nëse 23 deputetë të opozitës ndezin zjarr, do të përjashtohen për 60 ditë.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article