Ndryshon formati i Botërorit të klubeve

10 months ago 18
23:22 22/12/2023

Do të ketë më shumë skuadra pjesëmarrëse

Më 17 Dhjetor 2022, FIFA njoftoi zyrtarisht zgjerimin e Kupës së Botës për Klube me 32 skuadra pjesëmarrëse, me edicionin e parë të formatit të ri që do të luhet në Qershor 2025 dhe më pas do të zhvillohet çdo katër vjet. Edicioni i parë do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Evropës, për të cilën tashmë janë konfirmuar tetë skuadra pjesëmarrëse.

Formati i kompeticionit do të jetë ai i përdorur në Kupën e Botës deri në edicionet e fundit. Kupa e Re e Botës për Klube, në realitet, është e ndarë në dysh. Edicioni i ri me 32 skuadra do të zhvillohet çdo katër vjet dhe për të mbajtur një ngjarje fikse vjetore, FIFA ka rifilluar së fundmi një version të ri të Kupës Ndërkontinentale: emri zyrtar i ngjarjes do të jetë Kupa Ndërkontinentale FIFA.

Do të përballen klubet fituese të Ligës së kampioneve për çdo kontinent. Në fazën e parë do të përballet fituesi i Champions League të Azisë me atë të Afrikës.  Më pas fituesi nga Konfederata e Amerikës së Jugut me atë të Veriut.

Në Play-off do të përballen fituesit e të dy fazave të mëparshme ndërsa në finale do të shkojnë Fituesit e play-off që do të luajnë me fituesit e UEFA Champions League.

Ndryshimi i formatit dhe garat e reja pritet të shoqërohen me më shumë të ardhura për skuadrat pjesëmarrëse dhe respektivisht edhe federatat nga të cilat ato vijnë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article