Në të njëjtën orë që GJKKO pritet të shpallë vendim për masën ndaj Sali Berishës, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar të mbajë konferencën e fundvitit.
Konferenca do të mbahet në sallën e hartave në kryeministri në orën 12:00.
Fokusi i konferencës do të jetë një përmbledhje e arritjeve e sfidave përgjatë vitit 2023 dhe prezantim i objektivave për vitin e ri, 2024.