Në 17 shtator nis faza e Ligës, formati i ri Champions ekskluzivisht në platformën Tring

1 week ago 33
Reklamë

Epoka e re e Uefa Champions League ka mbërritur dhe shtatori shënon pikënisjen e një sezoni që premton futboll të klasit botëror, ekskluzivisht në Tring, platformën më të madhe sportive në Shqipëri.

Pas më shumë se dy dekadash, formati është zgjeruar dhe me 17 shtator nis një nga fazat e reja, ajo e ligës, ku skuadrat do të jenë 36 dhe secila prej tyre do të luajë 8 ndeshe. Siç pritej, shorti prodhoi super ndeshje që do të gozhdojnë përpara ekranit miliona shikues.

Supersfidat e shtatorit përballin gjigantët e futbollit, për të siguruar një vend në renditjen e fazës së ligës, që mund të themi me plot gojën se do të jetë një turne brenda turneut.

Që në start, mbrëmjen e 17 shtatorit dy superduele, Milani që kërkon rikthimin te lavdia evropiane sfidon në Sansiro “The Reds” të Liverpulit, ndërkohë që Juventusi i ri dhe plot grintë i Thiago Motës pret në shtëpi luftarakët holandezë të PSV Eindhovenit. Por kryendeshja e shtatorit do të jetë ajo mes Manchester City dhe Inter, që do të luhet më datë 18 dhe që shumëkujt do t’i risjellë në mendje finalen e dy viteve më parë. Ndërkohë që një tjetër supersfidë italo-angleze do të jetë ajo mes Atalantës surprizuese dhe Arsenalit mbrëmjen e 19 shtatorit.

Të gjithë magjinë e kompeticionit më prestigjioz të futbollit evropian, do ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në kanalet sportive Tring, të cilat mbërmjet e mesjavave, tashmë edhe të enjteve, do të shndërrohen në arenën e madhështisë absolute.

Kurrë më parë kaq shumë futboll elitar. Ky shtator do të jetë plot emocione për tifozë të mëdhenj e të vegjël dhe do të dhurojë një spektakël të vërtetë, të cilin mund ta përjetoni vetëm përmes Tring Sport, platformës më të madhe sportive në vend, me propozimin më të pakrahasueshëm, të përshtatshëm për të gjithë.

Le të fillojë shfaqja më e bukur në botë, vetëm në Tring Sport! /vizionplus.tv

Read Entire Article