“Në 200 faqe, asnjë akuzë”, Berisha: Gjyqtarja Irena Gjoka ‘shkroi’ Kushtetutën

11 months ago 22
13:58 26/10/2023

Ish-kryeministri Sali Berisha sqaroi këtë të enjte për gazetarët përse nga avokatët e tij mbrojtës është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka. Për Berishën, me firmosjen e masës ndaj tij, Gjoka ka ‘shkuar’ Kushtetutën.

“Kanë kërkuar bazuar në faktin se ka ‘shkruar’ në mënyrën me kriminale në tavolinën e saj Kushtetutën. Ndaj ajo nuk meriton asnjë minutë të jetë në atë detyrë. Unë e siguroj që me procedurën ligjore do vazhdohet të ndiqet deri në fund ky problem. Nuk mundet një gjykatëse të shkruajë Kushtetutën”.

Berisha theksoi se në dosjen e SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani, nuk ka asnjë akuzë ndaj tij apo dhëndrit Jamarbër Malltezi që ndodhet aktualisht në arrest me burg.

“S’ka asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia. Nuk është ngritur akuzë, nuk kanë qenë në gjendje me gjithë keqësinë e tyre ekstreme, janë angazhuar në manipulim, fshehje dokumentesh dhe në 200 faqe, pas 3 vitesh, nuk kanë ngritur dot asnjë akuzë. Nuk është ngritur akuzë. Dokumenti i tyre dërgon ne në gjykatë, mua, dhëndrin tim dhe Fatmir Bektashin, një ndërtues në dijeninë time korrekt dhe që ka zbatuar ligjet, dërgohen këto 3 persona në gjykatë, si persona nën hetim. S’kanë hapur çështje penale, nuk kanë padi penale ndaj nesh se nuk kanë gjetur. Nuk kanë gjetur asnjë provë asnjë dokument që të faktojnë që është kryer shkelja më e vogël ligjore”./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article