“Në 2025 uroj që komisioni të drejtohet nga PS”/ Zhupa dhe Kushi “përplasen” te Media, ministrja: Ju protestoni, ne punojmë! Demokratja: Atë që bëni ju e quaj…

2 weeks ago 33
Reklamë

“Thumbime” të ndërsjellta kanë qenë batutat e shkëmbyer në Komisionin për Arsim dhe Informim Publik, mes kryetares Ina Zhupa dhe ministres Evis Kushi.

Pjesë nga debati:

Zhupa: Në 2025 uroj që komisioni të drejtohet nga PS

Kushi: Të respektojmë bashkë rregulloren, sidomos ju si drejtuese e komisionit.
Të mos bëjmë kompromis me të drejtat e nxënësve dhe studentët.
Për opozitën ka qenë një sezon i nxehtë me protesta, për mazhorancën ka qenë sezon i nxehtë për punë.
Zhupa: Fjala këtu është e shenjtë, do të flisni sa të doni se pse si anëtare e kam vuajtur këtë pjesë.
Nuk kemi shfrytëzuar politikisht pjesën e arsimt dhe kulturës, por propozimet tona kanë qenë përtej partisë dhe ideologjsë.
Mazhoranca, MA ka bërë punë gjatë verës, ka shtruar njerëz në administratë e jo rroga apo trajnime për mësuesit. Atë që keni bërë nuk e quaj punë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article