“Në burg nuk duhet të ishte Salianji por Fatmir Xhafaj”/ PD akuzon ish-ministrin e Brendshëm: Pastrim parash dhe përfitues i lejeve për kulla e favoreve shtetërore

1 month ago 27

Partia Demokratike e konsideron ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj si autorin e hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji. Sot, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli akuzoi Xhafajn si të përfshirë të skandale korruptive e pastrim parash. Vangjeli tha se të përfshirë janë edhe kryeministri Edi Rama e kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës”, tha Vagjeli duke përmendur disa investime në sektorin e ndërtimit në kryeqytet, pas të cilave, shton ajo, qëndron ish-ministri i Brendshëm. Gjithashtu, Vangeli theksoi se në burg nuk duhet të ishte deputeti i PD, Ervin Salianji, por ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Deklarata nga selia e PD

Fatmir Xhafaj, autori i hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji u denoncua pak ditë më parë nga emisioni investigativ Plug. Skandale korruptive e pastrim parash, ku rezultojnë të përfshirë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Km Edi Rama. I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës. Prona shtetërore të grabitura me firmë të Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv dhe me lejet e ndërtimit të miratiuara nga Edi Rama. Prona shtetërore të grabitura me firmë të Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv dhe me lejet e ndërtimit të miratiuara nga Edi Rama.

Bëhet fjalë për:

1. Ndërtimin e kompleksit ‘Square 21’ me adresë në rrugën e Kavajës në Tiranë, mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve.

2. Ndërtimin e ‘Eye of Tirana’ mbi truall shtetëror dhe legjitimimi i 7 kateve pa leje të ndërtuara nga njeriu i Fatmir Xhafajt.

3. Ndërtimin e kullës 25 kate tek komuna e Parisit dhe miratimi i lejes së ndërtimit për subjektin ‘Unico Constrution’ shpk blerë me vlerë simbolike nga i afërmi i Fatmir Xhafajt.

4. Ndërtimin në 320 mijë metra katror te diga e liqenit, nga subjekti ‘BUILDING CONSTRUCTION INVEST’, gjithashtu kompani e blerë nga njeriu i Xhafajt.

5. Ndërtimin e strukturës akomuduese me aplikues investitorin strategjik ‘Klais shpk’ në pronësi të të afërmit të Fatmir Xhafajt , përjashtuar për 10 vite nga pagesa e tatim fitimit, taksat e pronës, edhe nga taksa për ndikimin në infrastrukture, i cili do të paguajë vetëm 6 % TVSH.

Pra njeriu i Fatmir Xhafajt, i atakuar publikisht nga kryeministri, shndërrohet po me bekimin e tij në përfituesin më të madh të lejeve për kulla dhe favoreve shtetërore

Në burg duhet të ishte jo Ervin Salianji, por Fatmir Xhafaj së bashku me prestanomet e tij përmes të cilëve pastron para.

Për shkak të vëllait të tij trafikant ndërkombëtar droge të dënuar nga drejtësia italiane, Fatmir Xhafaj duhej të ishte nën hetim pasuror financiar siç e parashikon ligji antimafia dhe jo në krye të komisionit të ashtuquajtur “antikorrupsion” e as në pozicionin për të thirrur në raportim të gjitha institucionet e asaj që quhet “drejtësia e re”.

Refuzimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë për t`u paraqitur para Fatmir Xhafajt është një gjysmë hapi në drejtimin e duhur i cili do të ishte i kotë, nëse Fatmir Xhafaj nuk merret nën hetim për të kuptuar burimin e pasurive të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article