Në Itali projektligj për protokollin me Shqipërinë

10 months ago 8
17:08 21/11/2023

Tajani: Marrëveshja me Shqipërinë model i mundshëm, jo vetëm për Italinë

Gjatë diskutimit të projektligjit në parlamentin Italian për ratifikimin e marrëveshjes së arritur mes kryeministrave Girgia Meloni dhe homologut shqiptar Edi Rama, kryediplomati Antonio Tajani tha se kjo është pjesë e një strategjie të re të BE-së për përballimin e flukseve në rritje migratore sidomos nga Afrika e Veriut.

Qeveria italiane me marrëveshjen me atë shqiptare theksoi Tajani synon që të ndalë tregun e urryer të trafikantëve, një treg që vazhdon të përfitojë nga dëshpërimi dhe të kërkojë viktima, siç ishte edhe mbytja e anijes në Lampedusa.

“Parandalimi i largimeve të parregullta, forcimi i kufijve të jashtëm, lufta kundër kontrabandistëve, përmirësimi i sistemit të riatdhesimit, zgjerimi i kanaleve legale të migracionit, mirëpritja e tyre sipas së drejtës së mbrojtjes ndërkombëtare janë përbërësit kryesorë të qasjes së re që po përpiqemi të vendosim në Evropë. Është pikërisht në këtë kuadër edhe Protokolli i Bashkëpunimit me Shqipërinë.”

Numri dy i qeverise italiane tha se do të vazhdojë të mbështesë aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar sa me shpejt në Bashkimin Evropian. Protokolli sipas qeverisë italiane përcakton se në të dy qendrat nuk mund të kenë më shumë se 3 000 migrantë në të njëjtën kohë.

“Shqipëria është një vend mik dhe kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një vend që ne do të vazhdojmë ta mbështesim në aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Lufta kundër trafikut të paligjshëm të drogës dhe kundër krimit të organizuar është në qendër të veprimtarisë së grupeve të përbashkëta hetimore. Bashkëpunimi gjyqësor është po aq intensiv dhe me Shqipërinë jemi gjithashtu gati për të nënshkruar se shpejti një marrëveshje të rëndësishme për pensionet dhe sigurimet shoqërore.”

Migrantët do të jenë në gjendje të mbërrijë në portin shqiptar të Shëngjinit vetëm me anijet e autoriteteve italiane, të cilat kanë ndërhyrë në operacionet e shpëtimit. Emigrantët do të kenë saktësisht të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane.

Përfaqësuesit e së majtës e cilësuan projektin me qeverinë Rama si një Guantanamo e stilit italian. Ata që folën për deportim të njerëzve në nevojë e të dëshpëruar si në precedentin e marrëveshjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës si dhe për kostot e përballueshme të trajtimit të azilkërkuesve në territorin shqiptar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article