Në Itali vlerësojnë Nedim Bajramin

11 months ago 10
Reklamë
23:51 28/09/2023

“Paraqitje e shkëlqyer, spikat në manovrën sulmuese”

Nedim Bajrami i hapi rrugën fitores 2 – 1 me përmbysje të Sassuolo ndaj Inter në San Siro. Mesfushori i Kombëtares realizoi në fillimin e pjesës së dytë duke barazuar rezultatin. ky ishte edhe goli i parë i shqiptarit në këtë sezon të Serie A.

Mediat italiane e vlerësuan me notën 7 Bajramin. “Paraqitje e shkëlqyer. Gjithmonë vigjilent ndaj Calhanoglu në momentet kur turku niste aksionet e Inter.

Përveç punës në fazën e lojës pa top, mesfushori ofensiv spikat edhe në manovrën sulmuese të Sassuolo, sidomos në golin e barazimit 1 – 1” – shkruhet në komentet e gazetave sportive në Itali.

Më pas goli i Domenco Berardi solli avantazhin e Sassuolo dhe fitoren. Kjo ishte humbja e parë që Inter pëson në këtë sezon të Serie A.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article