“Ne jemi bekimi i Shkodrës”, Rama: E kemi marrë përsipër ta drejtojmë Shqipërinë me shumë plagë, por sot është në tjetër nivel

10 months ago 34
17:12 04/12/2023

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga Asambleja e Zgjeruar në Shkodër u shpreh se Partia Socialiste  është bekimi i këtij qyteti dhe se janë të motivuar të tregojnë që e kanë merituar votën e besuar nga qytetarët shkodran.

Rama gjithashtu vlerësoi Shkodrën si një qytet me vlera të larta kulturore të cilat sipas kryeministrit janë “thesare të fshehura nën pluhur”.

“Vetëm sa ka filluar që ta shoh që ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetër kush, por të shkuara të harruara kur i thonë fjalës. Çfarë iku nuk kthehet, por ne jemi edhe me të motivuar që të japim provën që ne e kemi merituar atë votë. Jam i vetëdijshëm që më shumë ne na ka ardhur si kulmi i zhgënjimit nga të tjerët sesa nga besimi që kishin tek ne, dhe është e kuptueshme. Kali i Partisë Socialiste do ta çojë Shkodrën shumë larg. Nuk mund t’ju them qyteteve të tjera që nuk keni parë gjë akoma sepse kanë nisur të shohin, por në Shkodër mund të them. Ka një gjë Shkodra që nuk e kanë shumë qytete, që ka shumë thesare të fshehura nën pluhur kulturore të cilat duke i përdorur për ekonominë përmes turizmit mund ta bëjnë Shkodrën një destinacion ekstra dhe prandaj Shkodra është i vetmi qytet që kja një traditë të pikturës të njëhësuar me traditën e pikturës shqiptare.”

Gjatë fjalës së tij Rama gjithashtu u ndal edhe tek rritja e nurmit të turistëve në Shqipëri si dhe tek rritja e pagave që në mesin e vitit të ardhshëm pritet që paga mesatare të shkojë në 900 Euro.

“Unë besoj që pa rënë në asnjë lloj kurthi vetëpëlqimi ne mund të themi që tanimë kanë filluar të marrin formë frytet e një punë dhe një përpjekje 10-vjeçare dhe besoj duhet të jesh komplet i padisponueshëm për të pranuar t’i thuash dritës dritë apo ditës ditë që të mohosh faktin që një vend si Shqipëria i cili arriti aty ku arriti gati në buzë të humnerës që ne e morrëm përsipër ta drejtojmë në kushte shumë të vështira dhe me shumë plage dhe të arriij në një vit si ky thuajse 10 milion turistë është mjaftueshëm për të thënë që Shqipëria është në një tjetër nivel. Nuk është kjo maja ku do ta ngjisim Shqipërinë në 2030 sepse ka shumë akoma nga ato çfarë kemi mbjellë që duhet të korrim hap pas hapi me reformat dhe investimet e ndodhura, por Shqipëria është sot në një nivel të ri sepse edhe po të shohësh vlerësime dhe shifra domethënëse provohet kjo gjë që po them. Shqipëria ka kaluar situata të vështira dhe në ato situata rritja e borxhit ishte e pashmangshme, megjithatë ne sot që flasim shohim rrënien e borxhit publik me thuajse 15 %. Ndërkohë që kemi rritur volumin e investimeve dhe do të vazhdojmë ta rrisim. Kemi mbajtur inflacionin më të ulur dhe vitin e ardhshëm inflacioni do të stabilizohet. Kemi sot një monedhë të fuqishme. 400 mijë Lekë është paga minimale, por më përpara nuk ishin 400 Euro, por sot janë sepse është forcuar monedha vendase dhe kjo është shumë domethënëse.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm që ka kaluar në parim në parlament sepse në parlament është një hall shumë i madh i dikujt me drejtësinë që e ka marrë përkohësisht peng parlamentin me akte që zakonisht i bëjnë njerëzit kur dalin nga kontrolli, pra nuk kemi mundur ta diskutojmë në parlement që kemi 400 milion Euro vetëm për rritje pagash. Që do të thotë pas rritjes së bërë këtë vit, vitin e ardhshëm do të bëjmë një rritje për mjekët e përgjithshëm, infermierët, forcat e armatosura dhe të gjithë punonjësit e tjerë që do ta çojnë pagën mesatare në mesin e vitit të ardhshëm në 900 Euro. Synimi është ta rrisim akoma më tepër, por krahasuar me vitet e tjera kjo pagë do të quhej komplet elektorale. Kjo do të sjellë një rritje pagash në sektorin privat si rrezultat i nxitjes që u bë nga rritja në  sektorin publik.”

Kryeministri Rama gjithashtu bëri edhe një thirrje për prindërit: Është fakt se sot në industrinë e turizmit janë mëse konkurruese. Madje problem kryesor sot nuk është sa do të japë pagën, por sa njerëz janë të gatshëm të punojnë. Këtu lind nevoja për të rritur bashkitë, për të rritur këmbënguljen tonë për të çuar sa më shumë në veshin e prindërve që nëse fëmijët nuk kanë një prirje të fortë për të mësuar është gjynah që t’i mbash me zor në një shkollë të mesme të përgjithshme dhe mos t’ju japësh një zanat. Kjo është një kohë e artë për ata që kanë zanat./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article